Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime nga disa ushtarë rusë dhe serbë.
Haradinaj, në një prononcim ekskluziv për GazetaDemos, ka treguar për këto kërcënime, duke thënë se ato nuk e kanë shqetësuar shumë.
Pas këtyre raportimeve ka reaguar edhe Hyzri Salihu.
Salihu ka theksuar se sfidat dhe kërcënimet ndaj figurave të luftës çlirimtare nuk duhet të shihen vetëm si sulme individuale, por si përpjekje për të cenuar stabilitetin dhe dinjitetin shtetëror.
Shkrimi i tij:
Mbrojtja e Çlirimtarëve është Mbrojtje e Shtetit dhe Dinjitetit Kombëtar!
Sfidat dhe kërcënimet ndaj figurave që mbajnë mbi supe historinë e luftës çlirimtare dhe mbrojtjen e dinjitetit tonë kombëtar nuk janë thjesht sulme individuale, por përpjekje për të cenuar vetëdijen dhe stabilitetin tonë shtetëror.
Gjeneral Daut Haradinaj, si një nga eprorët e linjës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një kontribuues i arkitekturës sonë të sigurisë, përfaqëson rezistencën, sakrificën dhe vendosmërinë e një populli që nuk u nënshtrua kurrë.
Provokimet dhe kërcënimet e orkestruara nga struktura apo qarqe destruktive ruse e serbe tregues se liria jonë dhe historia e UÇK-së mbeten pengesë e netëve të tyre të trazuara.




