Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ruzhdi Shehu paraqet padi ndaj Agron Kuçit të AAK-së për shpifje, njofton se ka bërë kërkesë për prezencë shtesë të policisë në zgjedhjet e 9 nëntorit

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2025 në 16:30
Ruzhdi Shehu paraqet padi ndaj Agron Kuçit të AAK-së për shpifje, njofton se ka bërë kërkesë për prezencë shtesë të policisë në zgjedhjet e 9 nëntorit

Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se ka paraqitur padi ndaj kandidatit të AAK-së për këtë komunë, Agron Kuçit, shkruan GazetaDemos.

“Duke qenë se z. Agron Kuçi dhe subjekti politik AAK Dega në Junik nuk kanë kërkuar falje dhe nuk kanë fshirë deklaratat e tyre shpifëse dhe fyese, ju njoftoj se sot me datë 07.11.2025, kam parashtruar padi për kompensimin e dëmit për shkak të shpifjeve dhe fyerje nga z. Kuçi dhe AAK Dega në Junik. Lidhur me këtë çështje do të ballafaqohemi në gjykatë ku do të shpallemi fitues, njëlloj sikurse në zgjedhjet e 9 nëntorit 2025”, tha Shehu.

Ndërkaq, i njëjti njoftoi se ka dërguar edhe kërkesë në Prokurorinë e Shtetit, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin policor të Kosovës, që në ditën e zgjedhjeve, pra më 9 nëntor, të angazhohet prezencë e mjaftueshme e zyrtarëve policor që të parandalohen incidentet e mundshme të cilat janë paralajmëruar publikisht nga eksponentët e AAK-së në Junik.

“Duhet sqaruar po ashtu se orëve të fundit kemi pranuar disa informacione nga qytetarët e Junikut, ku thuhet se eksponentët e AAK-së janë duke hyrë në shtëpitë e tyre dhe po tentojnë blerjen e votës. Për fat të mirë, në mandatin tonë të parë kemi instaluar kamerat e sigurisë në Junik dhe aktualisht e gjithë Komuna e Junikut monitorohet 24/7 nga këto kamera të sigurisë. Përndryshe e falenderojmë publikisht Policinë e Kosovës për angazhimin edhe përkushtimin e tyre sidomos gjatë ditëve dhe orëve të fundit. Absolutisht secili rast është duke u raportuar dhe duke u trajtuar nga organet kompetente”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Njoftim publik

Duke qenë se z. Agron Kuçi dhe subjekti politik AAK Dega në Junik nuk kanë kërkuar falje dhe nuk kanë fshirë deklaratat e tyre shpifëse dhe fyese, ju njoftoj se sot me datë 07.11.2025, kam parashtruar padi për kompensimin e dëmit për shkak të shpifjeve dhe fyerje nga z. Kuçi dhe AAK Dega në Junik. Lidhur me këtë çështje do të ballafaqohemi në gjykatë ku do të shpallemi fitues, njëlloj sikurse në zgjedhjet e 9 nëntorit 2025.

Së shpejti, do të parashtrojmë edhe paditë tjera civile dhe kallëzimet penale të cilat i kemi paralajmëruar.

Njoftojmë po ashtu të gjithë junikasit që sot zyrtarisht kemi dërguar një kërkesë në Prokurorinë e Shtetit, Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Me këtë rast kemi kërkuar që në ditën e zgjedhjeve më 9 nëntor 2025 të angazhohet prezencë e mjaftueshme e zyrtarëve policor dhe zyrtarëve tjerë kompetent. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen incidentet e mundshme të cilat janë paralajmëruar publikisht nga eksponentët e AAK-së në Junik.

Duhet sqaruar po ashtu se orëve të fundit kemi pranuar disa informacione nga qytetarët e Junikut, ku thuhet se eksponentët e AAK-së janë duke hyrë në shtëpitë e tyre dhe po tentojnë blerjen e votës. Për fat të mirë, në mandatin tonë të parë kemi instaluar kamerat e sigurisë në Junik dhe aktualisht e gjithë Komuna e Junikut monitorohet 24/7 nga këto kamera të sigurisë. Përndryshe e falenderojmë publikisht Policinë e Kosovës për angazhimin edhe përkushtimin e tyre sidomos gjatë ditëve dhe orëve të fundit. Absolutisht secili rast është duke u raportuar dhe duke u trajtuar nga organet kompetente.

Qytetarëve të Junikut ju bëjmë thirrje që të vazhdojnë të ruajnë qetësinë deri në fund të këtij procesi. Ju lutem të injoroni provokimet, shantazhet dhe kërcënimet e kundërshtarëve tanë politik. Njëkohësisht i falenderojmë të gjithë junikasit për bashkëpunimin e tyre dhe informatat e vazhdueshme që po përcjellin lidhur me parregullsitë e orëve të fundit.

Padyshim që më 9 nëntor do të dalim faqebardhë dhe fitorja do të jetë e jona. Junikasit nuk shiten, nuk blihen dhe nuk mashtrohen.

Vazhdojmë +4.

#LDK113

#JunikuPërtej

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë