Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mungesa e kuorumit bllokon Komisionin për Ekonomi, Ramadani akuzon VV-në se po i shmanget mbikëqyrjes

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 11:24
Mungesa e kuorumit bllokon Komisionin për Ekonomi, Ramadani akuzon VV-në se po i shmanget mbikëqyrjes

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në të munguan deputetët e koalicionit qeverisës.

Kryetari i Komisionit, deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, tha se anëtarët e VV-së kishin kërkuar shtyrjen e mbledhjes vetëm 15 minuta para fillimit, duke e cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm dhe jo serioz.

Në rend dite ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit nga Aleanca, Burim Ramadani, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se po i shmanget mbikëqyrjes së institucioneve.

“Vetëvendosje po ikë nga mbikëqyrja e institucioneve. Jemi duke folur për miliona euro që futen, qarkullojnë në ekonominë e Kosovës, në të cilat ky autoritet duhet të jetë i qartë, në mënyrë që askush të mos e ketë mundësinë të abuzojë me tregun në Kosovë. Fatkeqësisht, mendoj që dy deputetë kanë konflikt interesi direkt, mund të ketë edhe më shumë, për shkak të bizneseve të tyre apo të të afërmve të tyre, të cilët kanë nevojë t’i mbrojnë tash”, deklaroi Ramadani.

Ai kërkoi angazhimin e Prokurorisë Speciale për të verifikuar pretendimet për konflikt të mundshëm interesi dhe paligjshmëri brenda Autoritetit të Konkurrencës.

“Kjo mendoj që është punë përtej politikës. Nuk po flasim për qëndrime politike. Kisha kërkuar nga Prokuroria Speciale të ketë angazhim, të vërtetohet e të qartësohet secila situatë, edhe për konfliktin e interesit, edhe për situatën joligjore ose pretendimet për paligjshmëri brenda Autoritetit të Konkurrencës. E kemi të qartë se kemi të bëjmë me njerëz politikë. Udhëheqja e Autoritetit të Konkurrencës janë njerëz partiakë”, përfundoi Ramadani.

ramadanikuorumitekonomi

Të ngjashme

Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

22:46

Më shumë nga Lajme

  • 11:59Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë
  • 11:59Vaksinohet presidentja Shiroka- Pula, bashkë me të edhe kryeparlamentarja
  • 11:59Policia sqaron vendimin e Supremes për patentë-shoferët: Çfarë ndryshon për vozitësit?
  • 11:27Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj
  • 11:26Qeveria ndan edhe 1 milion euro për Efiçiencën e Energjisë