Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ruzhdi Shehu: Juniku është i junikasve, periudha e AAK-së ka përfunduar

GD
Gazeta Demos30 tetor 2025 në 13:01
Ruzhdi Shehu: Juniku është i junikasve, periudha e AAK-së ka përfunduar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruxhdi Shehu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka refuzuar ankesën e degës lokale të AAK-së për listën e votuesve në qytet, shkruan Insajderi.

Në një postim për qytetarët, Shehu ka deklaruar se pretendimet e AAK-së janë refuzuar në të gjitha instancat gjyqësore, duke përfshirë edhe PZAP-in dhe Gjykatën Supreme (vendimi AA.nr.100/2025).

Ai ka akuzuar AAK-në për fushatë propaganduese të ulët dhe për veprime kundër demokracisë dhe ligjshmërisë.

Postimi i plotë:

“Të dashur junikas,

Që nga 12 tetori deri më sot, AAK dega në Junik kanë zhvilluar një fushatë propaganduese të ulët, me ç’rast ata kanë tentuar të arsyetojnë dështimin e tyre në rundin e parë të zgjedhjeve.

Siç dihet, ata kanë bërë ankesë sa i përket listës së votuesve në Junik. Kjo ankesë e tyre është dy herë në PZAP. Ndërsa sot edhe Gjykata Supreme si instanca më e lartë gjyqësore në shtetin e Kosovës, ka publikuar vendimin AA.nr.100/2025 përmes të cilit po ashtu e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit AAK dega në Junik. Me fjalë të tjera, pretendimet e tyre ankimore janë refuzuar në të gjitha instancat kompetente gjyqësore.

Propaganda e tyre sot morri përgjigjen e duhur gjyqësore. Ata nuk e dëshirojnë demokracinë dhe janë kundër ligjshmërisë. Prandaj kanë humbur jo vetëm zgjedhjet por edhe betejat gjyqësore.

Por duke i njohur taktikat e tyre të bërjes së politikës, nuk quditemi nëse ata do të gatuajnë edhe ndonjë propagandë tjetër nesër, duke qenë se kjo puna e mbiemrave duke përmendur vajzat dhe djemtë e junikasve nuk ju zgjati shumë.

Megjithatë, përgjigja e junikasve do të jetë më 9 nëntor në kutiat e votimit, pa çka se shumë përgjigje tjera do të marrin edhe nga organet kompetente ligjore. Deri atëherë kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Junikut që të ruajnë qetësinë por edhe besimin e plotë në institucionet tona të drejtësisë.

Juniku është i junikasve. Asnjë propagandë nuk mund të rikthejë Junikun në vitet 2009-2021, periudha 12 vjeçare kur Juniku ka ngecur aq shumë sepse ka qenë nën kthetrat e atyrë që as nuk janë të Junikut dhe as nuk shqetësohen për nevojat e Junikut. Kjo epokë ka përfunduar përgjithmonë”.

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë