Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 15:10
Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, ka dënuar gjuhën kërcënuese të përdorur ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke u distancuar nga deklaratat dhe personat që mund të kenë bërë thirrje të tilla.

Rustemi, tha se një gjuhë e tillë është e papranueshme në çdo rrethanë, qoftë në Kuvend apo në rrjetet sociale.

“Një gjuhë e tillë nuk mund të përdoret jo vetëm në sallën e Kuvendit, në ambientet, por nuk mund të përdoret askund, as në rrjetet sociale, ndaj askujt. Domethënë, as ndaj z. Haradinaj, por as ndaj ndonjë politikani tjetër. Është thjesht diskurs i papranueshëm, që meriton edhe të dënohet dhe për të cilin e dënoj publikisht edhe distancohem personalisht”, deklaroi Rustemi.

Ai mohoi të ketë lidhje me personin për të cilin janë ngritur pretendime publike, duke thënë se edhe mbrëmjen e kaluar kishte reaguar ndaj aludimeve për lidhje kriminale.

“Unë kam thënë publikisht mbrëmë që ky aludim për lidhje kriminale është i pabazuar dhe natyrisht e kam paralajmëruar, pa ditur se vërtetësinë individuale, por edhe mediat të cilat e kanë plasuar si të tillë”, tha ai në T7.

Rustemi foli edhe për prejardhjen e tij familjare, duke sqaruar se vjen nga fshati Dobratin i Komunës së Lipjanit dhe familja Bugiqi.

Ai theksoi se, pavarësisht se mund të ekzistojë ndonjë lidhje familjare me persona të caktuar, kjo nuk nënkupton se pajtohet me deklaratat apo veprimet e tyre.

ndajrustemilidhje

Të ngjashme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro

12:04
Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit

Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit

23:02
OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor

OVL UÇK dënon kërcënimin ndaj Haradinajt: Ky veprim kërkon proces të rreptë ligjor

21:58
Kërcënimi ndaj Haradinajt, Prokuroria del me njoftim

Kërcënimi ndaj Haradinajt, Prokuroria del me njoftim

20:15

Më shumë nga Lajme

  • 16:11“Moj Serbi kufinin ta kputi, se mu m’thonë Albin Kurti”: Institucionet e bllokuara ndërsa Kurti vazhdon ahengjet nëpër dasma
  • 16:05Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
  • 16:02Shqiptarët, ende të lidhur fort me familjen – 24,6% takohen çdo ditë
  • 16:01I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren
  • 15:55Interesim i jashtëzakonshëm për ta parë në sallë shpalljen e aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së