31 korriku i këtij viti ka qenë dita e fundit e punës për Blerim Haxhiajn në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeredaktorit të kanaleve televizive në gjuhën shqipe të Radio Televizionit të Kosovës.
Kjo konfirmohet në një e-mail që ka parë Gazeta Express, komunikim në të cilin u.d i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Rilind Gërvalla, njofton se në atë pozitë është caktuar Venera Xhoxhaj Adili.
“Duke filluar nga sot 4.08.2026, ftohen të gjithë kolegët që të bashkëpunojnë ngushtë me znj. Xhoxhaj Adili”, thuhet në e-mailin e Gërvallës.

