Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrustem Mustafa: Sulmet ndaj UÇK-së janë zgjedhje që mbartin përgjegjësi historike

GD
Gazeta Demos9 shkurt 2026 në 14:22
Rrustem Mustafa: Sulmet ndaj UÇK-së janë zgjedhje që mbartin përgjegjësi historike

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka reaguar ndaj kërkesave të prokurorisë për dënime të ashpra ndaj udhëheqësve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe të ndikuara nga struktura armiqësore.

Në një reagim publik, Mustafa thekson se roli i UÇK-së në mbrojtjen e popullit shqiptar dhe në procesin e çlirimit të Kosovës është i padiskutueshëm. Sipas tij, veprimet dhe akuzat që drejtohen ndaj ish-udhëheqësve të kësaj ushtrie nuk mund të ndahen nga konteksti historik dhe sakrifica e bërë gjatë luftës.

Postimi i plotë:

UÇK-ja – mbrojti kombin

Kërkesat e prokurorisë për dënime ekstreme ndaj udhëheqësve të UÇK-së janë politike dhe të ndikuara nga shërbimet armiqësore, kjo kuptohet. UDB-ja dihet çfarë është dhe çfarë bën.

Por shqiptarët që sot sulmojnë Hashim Thaçin dhe bashkëluftëtarët e tij, analistë e opinionistë që dalin kundër UÇK-së, nuk janë keqkuptim. Janë zgjedhje.

Dhe çdo zgjedhje ka llogari për të dhënë: para kombit, para familjes dhe para (fëmijëve të tyre) brezave që vijnë.

UÇK-ja përfaqëson luftën çlirimtare të një populli të tërë. Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij janë pjesë e historisë sonë kolektive dhe e sakrificës kombëtare.

Çdo qëndrim publik kundër tyre është qëndrim kundër lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Dhe çdo qëndrim i tillë mbart përgjegjësi morale, historike dhe kombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil