Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 21:47
Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Çdo vit mijëra pacientë kërkojnë ndihmë mjekësorë në Kosovë.

E se ky numër i personave që kërkojnë ndihmë është në rritje e thotë edhe raporti “Statistikat e Shëndetësisë 2025” i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në të thuhet se në vitin 2025, numri i vizitave në institucionet shëndetësore, kryesisht vizitave parandaluese, është rritur në të gjitha nivelet, qofshin ato në shëndetin primar, sekondar ose edhe në atë terciar.

Në Kosovë janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja me sëmundje malinje dhe beninje gjatë vitit të kaluar.

Kjo paraqet rritje prej 3.6% krahasuar me vitin paraprak, ku 2024 ishin evidentuar 3 mijë e 644 raste.

Por se si qëndron situata në Klinikën e Onkologjisë që është institucion kryesor publikë në Kosovë për trajtimin e sëmundjeve malinje detaje dha drejtori i saj, Ilir Kurtishi.

“Ne edhe këtë vit kemi gati numër të njëjtë si numër paraprak, pra njëjtë si në vitin 2025 dhe vitin 2024. Trendi i rritjes është stabil, mund deri në fund të vitit të kemi një rritje te lehtë në krahasim me vitin 2024, por jemi me shifra aty si viti 2025, si këta tetë muajt e vitit 2026, pra është numër i njëjtë i pacientë që janë lajmëruar për herë të parë në Klinikën e Onkologjisë. Aty aty mbetet njëjtë me një numër meqenëse çdo vit në Kosovë identifikohen ose Klinika e Onkologjisë regjistron rreth 2100 raste, nga viti 2022 e deri tash kjo është 70 % e asaj që është gjë pozitive dhe trend stabil i sëmundjeve malinje”, tha Kurtishi.

Një prej problemeve kryesore sipas gazetarit të shëndetësisë Bujar Vitia, mbetet diagnostikimi i vonshëm.

Andaj sipas tij duhet të ndërmerren një varg hapash që këto shifra të ulen.

“Në radhë të parë mendoj se Ministria e Shëndetësisë duhet të fokusohet në skrining dhe diagnostikim sa më të hershëm të sëmundjeve dhe po ashtu e dyta është në parandalim. Institucionet shëndetësore, ministria, kujdesi parësorë shëndetësorë, IKSHPK-ja mund të bëjë shumë më shumë për të vetëdijesuar dhe ndërgjegjësua qytetarët e Kosovës në lidhje me shëndetin e tyre dhe që të ndikojnë sado pak në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve për të ulur kështu vdekshmërinë por edhe për të ulur sëmundueshmërinë tek qytetarët”, deklaroi Vitia.

Sipas Vitijës, përqindja prej 3.6 është më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian./teve1

kosovëmalinjenumër

Të ngjashme

Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”

Ushtarë nga Shqipëria stërviten në Kosovë me FSK’në dhe britanikët për garën “Cambrian Patrol”

20:22

Më shumë nga Lajme

  • 22:53Shpërthim i fuqishëm në qendër të Shkodrës, policia rrethon zonën
  • 22:40Ramadani: Ju kemi thënë se është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor
  • 22:39“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri
  • 22:32Sali Berisha rikthehet në Tiranë pas vizitës në ShBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time
  • 22:07LVV vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit