Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, transporti dhe pagat me ndikimin më të madh

GD
Gazeta Demos26 gusht 2026 në 16:40
Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, transporti dhe pagat me ndikimin më të madh

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka vazhduar “të trashet” edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja arrin në 4,4 për qind.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Kostos së Ndërtimit u rrit për 0,9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tre muajt e parë të 2026-s.

Në baza tremujore, rritja më e madhe është evidentuar te energjia, me 2,3 për qind, pasuar nga pagat me 2 për qind. Materialet dhe transporti janë shtrenjtuar për nga 1,5 për qind, ndërsa kostot e tjera për 0,9 për qind. Në anën tjetër, kostoja e makinerive ka shënuar rënie prej 0,6 për qind.

Dallimet janë më të theksuara kur të dhënat krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në tremujorin e dytë të 2026-s, kostoja e përgjithshme e ndërtimit ishte 4,4 për qind më e lartë sesa në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Transporti ka regjistruar ngritjen më të madhe vjetore, prej 11,2 për qind, ndërsa pagat janë rritur për 8,6 për qind. Kostot e tjera u ngritën për 5,6 për qind, materialet për 4,4 për qind dhe energjia për 2,3 për qind. Vetëm makineritë shënuan rënie, prej 0,9 për qind.

qindkostojandërtimit

Të ngjashme

Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur

Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur

22:20

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Konjufca -Gjuriqit në KS të OKB: Si mund të jemi ekstremistë kur kemi zgjedhur një presidente të fesë katolike
  • 23:07Lassen: Serbia të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
  • 22:58Kabashi i LDK-së për VV-në: Ramës i thonë “tik-tak” në Facebook, por i ikin në debat
  • 22:56Njësia e Krimeve Ekonomike kryen bastisje në Leposaviq, sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente
  • 22:50Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!