Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 14:27
“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u takua dje me komandantin e KFOR-it, Ozgan Ulutash, siç paralajmëroi më herët gjatë ditës.

KFOR-i tha se takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, tha misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, në një njoftim.

Paraprakisht, Kurti në një konferencë për media e cilësoi si “absurde” që ura kryesore mbi Ibër të vazhdojë të jetë e mbyllur.

“Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve as të tensioneve, tregon që qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, liria gjithnjë më e madhe e lëvizjes është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, tha ai.

Bashkimi Europian së fundmi kërkoi “koordinim efektiv” dhe “konsultime kuptimplota” ndërmjet komunave veriore dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pasi ditë më parë Brukseli konfirmoi për Gazetën Express se janë përmbushur kushtet për hapjen e kësaj ure.

Konfirmimi vinte disa ditë pasi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, njoftoi për një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër.

Në raportin e vitit 2025 për vendin, BE-ja thoshte se hapja e urës “duhet të koordinohet me partnerët e sigurisë”.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, i ka thënë një zëdhënës i BE-së Gazetës Expres, disa ditë para se të kërkoheshin edhe “koorindimi” dhe “konsultime kuptimplota

kfor-itpaparashikuarakurtit

Të ngjashme

“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit

“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit

16:59

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Latifi për protestën në Vushtrri: Injoranca në aksion, kundërshtojnë kishën duke tundur flamurin e Kastriotit
  • 14:56Përfshihen nga flakët malet afër Ujmanit
  • 14:47Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion
  • 14:28Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas
  • 14:13Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë