Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 20:56
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot

Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në rezidencën e Princit William dhe bashkëshortes së tij, Kate Middleton, në Norfolk të Anglisë. Sipas gazetës britanike Daily Mail, bëhet fjalë për pronën Anmer Hall, e cila ndodhet në pronën private Sandringham Estate.

Të akuzuarit janë identifikuar si Mirgen Doku, 34 vjeç, dhe Arilen Ndoci, 32 vjeç. Ata dyshohet se kanë hyrë në rezidencë me qëllim të vjedhjes, si dhe për shkelje të një zone të mbrojtur. Të dy janë arrestuar pas incidentit dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia ishte njoftuar për aktivitet të dyshimtë në pronë pak para orës 18:00 të së hënës. Për kërkimet në zonë ishin angazhuar njësi të specializuara policore, përfshirë qen nuhatës, dronë dhe një helikopter të Shërbimit Ajror Kombëtar të Policisë britanike.

Në kohën e incidentit, as Princi William, as Kate Middleton dhe as fëmijët e tyre nuk ndodheshin në rezidencë. Anmer Hall është një shtëpi dhjetëdhomëshe, e cila iu dhurua çiftit mbretëror nga Mbretëresha Elizabeth II pas martesës së tyre.

Rezidenca ndodhet në pronën Sandringham, në Norfolk, dhe ka gjithashtu pishinë private, fushë tenisi dhe hapësira të gjera përreth saj. Pallati Kensington më herët kishte bërë të ditur se nuk komenton çështjet që lidhen me sigurinë.


williamshqiptarëvjedhje

Të ngjashme

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

20:46
Ky është njëri nga dy shqiptarët e akuzuar për hyrjen me forcë në pronën e Princit William

Ky është njëri nga dy shqiptarët e akuzuar për hyrjen me forcë në pronën e Princit William

10:16

Më shumë nga Lajme

  • 22:08Qorrolli: Ligji i ri për Specialen iniciativë e PDK-së, ende nuk e kemi pranuar
  • 22:00Baton Haxhiu: Brenda opozitës s’ka asgjë pos “idiotëve funksionalë”
  • 21:53Haxhiu për Kurtin: Kryeministri ma jetëgjatë në karrige, më jetëshkurtër në qeverisje
  • 21:45Ja se kush raportohet se do e zërë vendin e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
  • 21:43Kryetari i Fushë Kosovës kërkon dorëheqjen e drejtorit e gjimnazit “Hivzi Sylejmanit” dhe t’i shqiptohet vërejtje të gjithë personelit të shkollës