Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani ka shkruar pas takimit që është mbajtur sot mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së.

Ai e ka kritikuar Abdixhikun për pjesëmarrjen në këtë takime, e sipas tij Kurti po e poshtëron.

“Kushdo që në takime i shkon, ai do të vazhdojë ta poshtërojë. Pushtetin e plotë e ka. Ky është autoritarizëm dhe kjo gjendje e përmbush atë”, ka shtuar Rrahmani.