Sot rreth orës 09:30 një rrahje mes tre personave ka ndodhur te Mensa e Studentëve në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili tha se të tre personat janë shoqëruar në Polici, teksa njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Pllana.
