Ministrja në detyrë e tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se e ka njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për aktakuzën që është ngritur ndaj saj për rastin e rezervave shtetërore.
“Është detyrë e ministrit që kur ndodh një e re në ministri, të raportojë të kryeministri. Unë gjithmonë e informoj. Këto janë komunikimet tona të brendshme”, ka thënë ajo.
