Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rohde: Nëse vazhdon ngërçi në Kuvend, relevanca e Kosovës do të zbehet

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 18:45
Rohde: Nëse vazhdon ngërçi në Kuvend, relevanca e Kosovës do të zbehet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë një mesazh të qartë për klasën politike kosovare, duke thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit institucional bie tërësisht mbi politikanët, jo mbi Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë në FIVE , Rohde shprehu shqetësimin e tij për bllokimin e vazhdueshëm të proceseve politike dhe ndikimin negativ në reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Ambasadori gjerman paralajmëroi se nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt, Kosova rrezikon të humbasë rëndësinë e saj ndërkombëtare.

“Nuk jam në një pozitë që të vlerësoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja qartazi ka thënë se iu takon politikanëve që ta zgjidhin problemin. Mua më duket që në anën politike, shpresojnë që referi i madh do të gjetë gjykata, por Kushtetuesja nuk mund ta bëjë punën e politikanëve. Zgjidhja duhet të bëhet shpejt, përndryshe e dini, kur kolegu im francez e kishte ditën ndërkombëtare, ai gjithashtu bëri thirrje për një kompromis për ta zgjidhur këtë ngërç politik.

Nëse asgjë nuk ndodh, Kosova po e humb anijen, sepse relevanca e Kosovës do të zbehet. Nëse nuk e keni një qeveri vendimmarrëse, si mund të jeni të rëndësishme. Puna është shqetësuese…shpresoj që së shpejti Kosova do të na jap lajme të mira dhe jo si deri më tani.

Më duket mua që askush deri më tani nuk po përpiqet që të bëj një hap para, për vendi, për popullatën, por gjithashtu edhe për reputacionin ndërkombëtar. Kosova duhet të ece përpara”, ka thënë Rohde

Gjermania

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike