Procesi i rinumërimit të një pjese të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit pritet të përfundojë gjatë paradites së sotme, sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri në mbyllje të ditës së enjte janë rinumëruar 176 nga gjithsej 185 vendvotime të përfshira në këtë procedurë, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë vendvotime për t’u verifikuar. Përfundimi i tyre pritet ta mbyllë të gjithë procesin e rinumërimit.
Rinumërimi është zhvilluar në bazë të një vendimi të KQZ-së, i cili parasheh kontroll shtesë për disa vendvotime në komuna të ndryshme, me qëllim garantimin e saktësisë së rezultateve.
