Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Rikthimi i Osmanit në LDK do të rrisë elektoratin”, Krasniqi: Do t’i detyronte partitë për marrëveshje

GD
Gazeta Demos22 prill 2026 në 18:59
“Rikthimi i Osmanit në LDK do të rrisë elektoratin”, Krasniqi: Do t’i detyronte partitë për marrëveshje

Profesori Kolë Krasniqi ka deklaruar se situata politike dhe afati i afërt kushtetues për zgjedhjen e presidentit mund të lidhen me kalkulime politike të partive. Ai ka theksuar se nuk beson që ish-presidentja Vjosa Osmani po ndikon drejtpërdrejt në qëndrimet e LDK-së, por shtoi se ekziston një interes i gjerë politik që mund të ndikojë në procesin e vendimmarrjes.

“Nuk besoj se ish-presidentja Osmani po ndikon në LDK që të ngurojë në zgjedhjen e presidentit tjetër. Mirëpo kjo në përgjithësi po shihet një interes politik, i gjithanshëm ose i dyanshëm”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, pas daljes së Osmanit nga bashkëpunimi politik me kryeministrin Albin Kurti, ka pasur një rritje të mbështetjes për të, gjë që mund të ndikojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ai shtoi se, nëse Osmani do të rikthehej në LDK ose do të kandidonte me një listë të veçantë, kjo do të rriste dukshëm elektoratin.

“Menjëherë pas daljes së presidentes Osmani nga aleanca politike me Kurtin kishte një reagim te madhe të i opinionit publik i cili u rreshtua ne mënyrë të bindshëm krah Osmanit dhe kjo mundet me ndiku në ndërrimin e rezultatit zgjedhor. Edhe në këtë aspekt nëse vjen deri te kalimi i Vjosa Osmanit në LDK unë vlerësoj që do të ketë një rritje të dukshme të elektoratit”.

“Nëse vjen deri të integrimi i Osmani në LDK ose nëse vjen deri te kandidaimi i saj me një listë të veçante do të ketë një ndryshim të përbërjes ose strukturës aktuale të parlamentit në drejtim si rezultat me parti rezultat proporcional që do t’i detyronte që të krijojnë një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri”, ka deklaruar tutje ai në Dukagjin.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 18:57“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt
  • 18:38Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
  • 18:18Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë
  • 18:13​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
  • 18:06Selmanaj dhe Gashi kritikojnë bllokadën institucionale: Kosova nuk ka nevojë për një tjetër betejë mes nesh