Së shpejti pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, pas më shumë se tre vitesh prej kur është mbajtur e fundit. Këtë e ka konfirmuar në emisionin Rubikon, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Malaj ka thënë se strukturat përkatëse të të dyja vendeve tashmë janë duke punuar për organizimin e këtij takimi, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.
Ai ka theksuar se, pavarësisht mungesës së mbledhjeve të përbashkëta në vitet e fundit, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve nuk është ndërprerë dhe janë arritur marrëveshje të ndryshme në nivel qeveritar dhe ministror.



