Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 21:59
Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa nga detajet e arrestimit të tij, bastisjen në shtëpinë e djalit në Prishtinë dhe përballjen me Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kilaj, i cili javën e kaluar u shpall i pafajshëm për akuzat që rëndonin mbi të për pengim të drejtësisë në rastin Thaçi dhe të tjerët, ka treguar se arrestimi i tij ishte krejtësisht i papritur.

Ai ka thënë se më 2 nëntor 2023 rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish kishin trokitur në derën e shtëpisë së djalit të tij në Prishtinë, ku ai po qëndronte atë natë.

“Absolutisht s’kam pasur asnjë ide”, ka deklaruar Kilaj në RTK Prime, duke treguar se autoritetet i kishin njoftuar vetëm për ekzistimin e një urdhërbastisjeje nga Dhomat e Specializuara.

Sipas tij, bastisja kishte zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit të ditës pasuese. Gjatë kësaj kohe, hetuesit kishin kontrolluar dokumente dhe libra, ndërsa djemtë e tij i kishin shoqëruar gjatë kontrolleve.

Kilaj ka zbuluar se pas bastisjes ishte intervistuar nga hetuesit pa praninë e avokatit, pasi, siç ka thënë, nuk e kishte marrë seriozisht mundësinë se mund të kishte ndonjë problem ligjor.

“Si të pafajshëm e kam ditur që s’mund me pasur kurrgjë dhe s’mund me gjetur asgjë në sirtarët e mi ose në dokumentet e mia”, ka rrëfyer ai.

Gjatë intervistimit, hetuesit e kishin pyetur edhe për emra të dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë. Një prej çështjeve që kishte ngritur dyshime ishte një dokument i grisur, i gjetur në shportën e mbeturinave.

Kilaj ka treguar se dokumentin e kishte marrë përmes internetit, nga kureshtja për të mësuar më shumë rreth ish-bashkëluftëtarëve dhe procesit gjyqësor në Hagë. Ai ka thënë se dokumentin e kishte grisur dhe hedhur në mbeturina, ndërsa hetuesit më vonë kishin arritur t’i bashkonin copëzat përmes ekspertizës.

Megjithatë, sipas tij, arsyeja kryesore e interesimit të autoriteteve kishte qenë vizita që ai i kishte bërë Hashim Thaçit më 6 tetor 2023 në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Ai ka deklaruar se biseda gjatë asaj vizite ishte regjistruar dhe se Prokuroria kishte pretenduar se ai mund të ishte i përfshirë në përpjekje për pengimin e drejtësisë.

Në RTK Prime, Kilaj ka rrëfyer edhe momentet e para të transferimit në objektin e EULEX-it në Prishtinë dhe më pas në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke e cilësuar gjithë përvojën si një periudhë të rëndë për të dhe familjen e tij.

Pas një përballjeje trevjeçare me Dhomat e Specializuara, Kilaj është shpallur i pafajshëm për akuzat ndaj tij në rastin e pengimit të drejtësisë.

kilajpasurkishin

Të ngjashme

Atentati në derën e shtëpisë që la të vdekur “Sel Çamin”, zbulohet e shkuara e “errët” e tij

Atentati në derën e shtëpisë që la të vdekur “Sel Çamin”, zbulohet e shkuara e “errët” e tij

16:17

Më shumë nga Lajme

  • 22:09Kush do ta pasojë Bashkim Jasharin në krye të FSK-së dhe si bëhet emërimi?
  • 22:04Dënimi i katërshes së UÇK-së, Malaj: Vendim i trishtë, UÇK-ja luftoi për lirinë e popullit të Kosovës
  • 22:03Ahmeti për PDK-në: Është e padrejtë ndaj Thaçit e Veselit të pritet që ata ta mundin Kurtin
  • 22:00Besa Gaxherri për vrasjet e pasluftës: Janë vrarë shumë dëshmitarë
  • 21:47Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri