Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rezultati i 7 qershorit – Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 21:23
Rezultati i 7 qershorit – Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në intervistë ekskluzive në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ku ka deklaruar se rezultatin e partisë së tij e ka parë në mënyrë reale dhe si një mesazh të qartë të elektoratit të saj.

Hamza theksoi se, megjithëse PDK e ka ruajtur numrin e ulëseve në Kuvend, rënia e numrit të votave përbën një mundësi të humbur për partinë.

“Rezultatin e kam parë në mënyrë reale, normalisht e kam lexuar si mesazh të elektoratit. Demokracia është përfaqësim, shpeshherë mund të kesh më shumë vota e më pak ulëse, ose më pak vota e më shumë ulëse. Në këto zgjedhje PDK e ka ruajtur numrin e ulëseve brenda Kuvendit”, deklaroi Hamza. Hamza vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ndonëse ka dalur partia e parë, është humbësja e vetme e këtyre zgjedhjeve, pasi sipas tij, ajo ka humbur katër ulëse në Kuvend, ndërkohë që LDK ka fituar tri ulëse dhe AAK një më shumë.

Më tej Hamza pranon se PDK ka shënuar rënie në numrin e votave dhe kjo për të është mundësi të humbur për të arritur një rezultat më të mirë.

“Megjithëkëtë kemi pasur humbje të numrit të votave dhe unë këtë e konsideroj si mundësi të humbur për Partinë Demokratike të Kosovës, që në këto zgjedhje ta ketë një rezultat krejt tjetër, shumë më të mirë, me numrin e votave që kishte në shkurt dhe dhjetor të vitit të kaluar”, tha Hamza.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:58Prokurori Atdhe Dema me detaje:
  • 13:57U.d. i kryeprokurorit të Speciales: Aksioni kundër narkotikëve u konkretizua brenda një afati rekord
  • 13:56Kusari për raportin e progresit të BE-së: Kosova shënon përmirësim të kufizuar në lirinë e medias
  • 13:53BE vërejtje Kosovës në Raport për sistemin e drejtësisë, përmendet Ligji për Specialen dhe ai për KPK-në
  • 13:505 të arrestuar dhe mbi 37 kg narkotikë të kapur, Prokuroria, Policia dhe AKI shpalosin detajet e fundit nga aksioni i fundit