Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka deklaruar se raporti i Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor nxjerr në pah atë që shqiptarët në Luginën e Preshevës e kanë denoncuar me vite.
Sipas Rexhepit, diskriminimin sistemik dhe të institucionalizuar ne Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Ky raport konstaton qartë përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, mungesën e përfaqësimit në institucione, shkeljen e të drejtave gjuhësore dhe, mbi të gjitha, praktikën alarmante të pasivizimit të adresave, si një mekanizëm që çon në fshirjen administrative të qytetarëve dhe në mohimin e të drejtave të tyre themelore. Ky është konstatim i një organi të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Rexhepi
