Komuna e Lipjanit ka dalë me sqarim publik në lidhje me projektin “Ndërtimi i parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, nënkalimit dhe vazhdimin e ndërtimit të sheshit’, duke thënë se ata kanë shpronësuar vetëm objektet, sepse prona ku janë ndodhur ato objekte është e Komunës së Lipjanit.
Ky reagim erdhi pasi dje kishin dalë zyrtarë të Inspektoratit të Lipjanit, por disa qytetarë refuzonin ta lironin hapësirën e objektit që është paraparë të rrënohet.
“Në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor dhe me qëllim të realizimit të projektit infrastrukturor në qendrën e qytetit të Lipjanit, përkatësisht realizimin e projektit ‘Ndërtimi i parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, nënkalimit dhe vazhdimin e ndërtimit të sheshit’, Komuna e Lipjanit që nga fundi i vitit 2022 ka filluar me procedurat përkatëse ligjore”, thuhet në reagimin e komunës.
