Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 20:36
Reuters shkruan për ftesën e Trumpit ndaj Kosovës për “Bordin e Paqes”

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se Kosova ka pranuar të mërkurën ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar këtë vendim përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar ftesën si një nder të veçantë. “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit për të përfaqësuar Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, duke qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara në ndjekje të një bote më të sigurt”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu rolin e SHBA-së në arritjen e paqes në Kosovë, duke shtuar se sot Kosova qëndron fuqishëm si aleate e Amerikës, e gatshme për të kontribuar në ruajtjen dhe avancimin e paqes.

Sipas Reuters, Kosova, një vend ballkanik me rreth 1.6 milion banorë, është aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara, e cila mbështeti pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

KosovaSHBA

Më shumë nga Lajme

  • 20:54"Hamza ia ka kërkuar Kurtit, Ministrin e Drejtësisë dhe Punëve të Jashtme", ja kush e thotë
  • 20:44Zonja motivuese - Gjyshja 67 vjeçare në klasën e shtatë
  • 20:43Avokati i Krasniqit: Katër ekipet mbrojtëse janë koordinuar gjatë gjithë procesit
  • 20:41Trevjetori i rënies së Afrim Bunjakut, nesër zhvillohen aktivitete përkujtimore
  • 20:37“Bordi i Paqes”, Konjufca: Përgjegjësia për paqen nuk njeh kufij