Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reshjet e borës, ShKShMK del me thirrje urgjente

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 12:59
Reshjet e borës, ShKShMK del me thirrje urgjente

Pas reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në zonat malore të vendit.

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u ka bërë thirrje qytetarëve, skitarëve dhe bjeshkatarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë planifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve në natyrë.

Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen aktivitetet e skijimit jashtë pistave të rregulluara, pasi rreziku për rrëshqitje të borës është i lartë në terrene të pa kontrolluara.

Po ashtu, bjeshkatarët këshillohen të mos lëvizin në faqe malore me pjerrësi 30° deri në 45°, zona këto që konsiderohen më të rrezikuara për formimin e ortekëve.

Apeli përfshin edhe shmangien e ecjeve pranë kreshtave ku krijohen strehë bore, si dhe evitimin e lëvizjes nëpër lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve.

Autoritetet bëjnë thirrje që për çdo situatë emergjente qytetarët të kontaktojnë numrin kujdestar të ShKShMK: +383 49 840 228.

ShKShMK

Më shumë nga Lajme

  • 11:48Zjarri në Krujë, prokuroria urdhëron lirimin e të moshuarit: Nuk ka asnjë provë
  • 11:41Bashar al-Assad dënohet me vdekje, gjykata e shpall fajtor për krime të rënda
  • 11:40Ngërçi politik, Sadiku: Kjo është kapja më e madhe e shtetit, Kurti ka me u përgjigj për këtë
  • 11:38Prokuroria: 38 persona në procedura penale brenda 24 orëve
  • 11:30“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike