Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reshitaj: VV-ja s’pati votë për një kandidate shqiptare, kurse e votoi një të Listës Serbe

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 13:34
Reshitaj: VV-ja s’pati votë për një kandidate shqiptare, kurse e votoi një të Listës Serbe

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albena Reshitaj ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Reshitaj përmes një adresimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar VV-në për standarte të dyfishta, pasi sipas tij, partia e Albin Kurtit për vite të tëra ka ndërtuar kauzën kundër Listës Serbe.

Reshitaj ka thënë se si u bë që deputetët e VV-së nuk e votuan një kandidate shqiptare për nënkryetare të Kuvendit, derisa votat i dhanë për një tjetër nga komuniteti serb.

Madje, sipas saj, VV-ja e ka quajtur Listën Serbe edhe si parti terroriste.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, duhet të shihet me më shumë vëmendje. VV-ja për vite të tëra ka ndërtuar një kauzë të fuqishme politike kundër Listër Serbe, duke e cilësuar atë edhe si organizatë terroriste, e të cilën kurrë nuk e dënoi institutcionalisht, sot e votoi për nënkryetare. Pse u krijua ajo kauzë kundër Listës Serbe? Por, kontradikta bëhet edhe më e thellë, maskat zhvishen edhe më shumë. VV-ja nuk kishte votë për një kandidate shqiptare, por kishte votë për një kandidate serbe”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se ka votuar kundër kandidates së Listës Serbe dhe gjithmonë do të veprojë njëjtë, sidomos pas asaj që ka ndodhur në Bansjkë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Reshitaj ka drejtuar një mori pyetjesh për deputetët e VV-së që dhanë votën pro kandidates së Listës Serbe.

serbereshitajlistës

Të ngjashme

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

22:47

Më shumë nga Lajme

  • 14:00“Nëse më gjen diçka...”, biseda me zë të dridhur e Arlindës me motrën e saj
  • 13:59Vrasja e Arlinda Zekajt, KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri
  • 13:52“Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj”, menaxherja e QPS-së nuk e thotë asnjë llaf për rastin e Arlinda Zekajt
  • 13:46“U dorëzua sepse nëna e tij paralajmëroi vetëvrasje”, “jam caktuar nga OAK” – Avokatja e Albert Sylajt paralajmëron se do të marrë të gjitha veprimet ligjore
  • 13:39Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj