Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Renovimi i lokalit “Panda” në Pejë, Pergjegjaj kërkon hetim të menjëhershëm: Kush e autorizoi dhe e financoi?

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 23:13
Renovimi i lokalit “Panda” në Pejë, Pergjegjaj kërkon hetim të menjëhershëm: Kush e autorizoi dhe e financoi?

Ish-i burgosuri i rastit “Panda”, Vllaznim Pergjegjaj, ka reaguar publikisht lidhur me renovimin e lokalit “Panda” në Pejë, duke kërkuar transparencë të plotë për personat dhe institucionet që kanë urdhëruar, autorizuar dhe financuar ndërhyrjet në këtë objekt.

Lokali “Panda” është vendi ku, në vitin 1998, u vranë gjashtë të rinj serbë. Për këtë rast, autoritetet e atëhershme serbe fajësuan UÇK-në dhe shqiptarët, ndërsa Përgjegjaj thekson se shumë shqiptarë të pafajshëm kanë vuajtur pasoja të rënda dhe burgosje lidhur me këtë rast.

Pas 28 vitesh, ai ngre pyetjen se kush ka dhënë urdhër për renovimin e këtij objekti dhe nëse punimet janë financuar me para publike.

“Nëse renovimi është bërë me para të shtetit të Kosovës, qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush e pagoi dhe pse u lejua ndryshimi i këtij vendi”, thuhet në reagimin e tij.

Përgjegjaj kërkon që objekti të ruhet si dëshmi e historisë dhe e rrethanave që lidhen me rastin “Panda”, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet në objekt mund të ndikojnë në ruajtjen e gjurmëve apo dëshmive që mund të jenë të rëndësishme për zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Ai u ka bërë thirrje Prokurorisë dhe institucioneve kompetente që të nisin hetim të menjëhershëm.

“Unë, shokët e mi dhe shumë shqiptarë të pafajshëm kemi vuajtur rëndë në burgjet serbe për këtë rast. Prandaj nuk mund të heshtim”, shprehet Përgjegjaj.

Në fund të reagimit, ai thekson se rasti “Panda” nuk duhet të mbulohet apo të harrohet, duke kërkuar hetim dhe transparencë për çdo ndërhyrje të bërë në objekt.

pandahetimkush

Të ngjashme

Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale

Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale

22:18
Adem Grabovci për Ligjin e Speciales: Mjaftë është mjaftë - Nuk e meritojnë çlirimtarët e as populli ynë ketë lojë

Adem Grabovci për Ligjin e Speciales: Mjaftë është mjaftë - Nuk e meritojnë çlirimtarët e as populli ynë ketë lojë

21:54
Kush janë 3 kandidatët që pritet t'i futen garës për kryetar të PDK-së?

Kush janë 3 kandidatët që pritet t'i futen garës për kryetar të PDK-së?

18:15

Më shumë nga Lajme

  • 09:36Kthimi i ligjit për Specialen, Haxhiu: Po shihet që edhe dorëheqja e kryetarit ka qenë mu për këtë
  • 09:34Sekuestrohen mbi 428 gramë marihuanë në Podujevë, pak kokainë, 18 cigare me THC dhe një pistoletë
  • 09:21Kompania “Pastrimi” del me apel: Mos hidhni xhama në kontejnerë, lëndohen punëtorët
  • 08:52Shiroka Pula në Budapest, merr pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Revolucionit Hungarez
  • 08:50“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin e djeshëm në veri