Gazetarja mitrovicase e RTK-së, Edina Avdiu, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e ekranit të transmetuesit publik, duke e lidhur mosvazhdimin e kontratës me refuzimin e saj për të lexuar një tekst që, sipas saj, ishte përgatitur nga partia në pushtet,

Ajo pretendon se pas këtij qëndrimi ka nisur një varg presionesh dhe procedurash disiplinore, të cilat përfundimisht çuan në ndërprerjen e angazhimit të saj pas tre vitesh punë në redaksinë e lajmeve.

Postimi: Publikut, Ne nje shtet normal, demokratik ku gazetaret i kane duart e lira te shkruajne te verteten, neser une do te isha ne pune. Por jo! Kete postim po e bej sonte, pikerisht ne oren 19:30 sepse nga sonte, nuk do te me shihni me ne ekranin e Radio Televizionit te Kosoves, si cdo mbremje tjeter, tash e tre vjet. Kjo, jo per shkak se ka munguar vullneti dhe angazhimi nga ana ime, por se menaxhmenti aktual i RTK-se, i cili po funksionon pa mandat, ka vendosur te mos e vazhdoj kontraten time te rregullt. Ky njoftim me erdhi para disa javesh, me shkrim, nga administrata e RTK-se, e cila si sot tre vjet me pare me njoftoi se ‘Komisioni i perzgjedhjes eshte percaktuar se Ju jeni kandidatja me e suksesshme, andaj permes ketij e-maili, Ju njoftojme se jeni pranuar ne vendin e punes per te cilin keni aplikuar’ Ndersa tre vjet pas, pa asnje arsyetim, me vleresime vjetore mbi mesatare nga redaktoret e lajmeve, pa asnje verejtje ne dosjen time e njejta administrate me njoftoi se kontrata nuk do te ripertrihet. Pra, nuk me largoi publiku, por direkt u.d kryeredaktori Blerim Haxhiaj i cili edhe muaj me pare nisi procedura disiplinore ndaj meje te cilat ju kthyen mbrapshte. Kjo pasi: “KOMISIONI AD HOC I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS, në takimin e mbajtur më 09.10.2025, mori këtë: VENDIM