Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se një nga projektet më të suksesshme gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare ka qenë reforma në sistemin arsimor, me fokus në shkollimin ditor dhe digjitalizimin e mësimdhënies.
Kjo reformë është pilotuar fillimisht në pesë shkolla të kryeqytetit, ku fëmijët tani ndjekin mësimin nga ora 07:45 deri në 15:45. Përveç kurrikulës standarde, shkollat ofrojnë edhe aktivitete jashtëkurrikulare si arte, kulturë, programim dhe sport, duke u ofruar nxënësve më shumë mundësi për zhvillim personal dhe kreativ.
“Kjo është një nga reformat më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në arsimin fillor në kryeqytet,” theksoi Rama.
