Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i vdekjes së Agon Fejzullahut në Lipjan, kthehet në rivendosje çështja kundër pesë policëve

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 12:30
Rasti i vdekjes së Agon Fejzullahut në Lipjan, kthehet në rivendosje çështja kundër pesë policëve

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se janë aprovuar aneksat e mbrojtësve të policëve.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, duke e kthyer çështjen në rigjykim. Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendimin PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale vrasje nga pakujdesia, nga neni 175 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK”.

“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim. Kolegji gjykues ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale të cilat kushtëzojnë anulimin e tij”.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet.

Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

Më shumë nga Lajme

  • 21:51Aksident në Shqipëri, përmbyset kamioni
  • 21:45Ligji për Specialen, Blerim Latifi: Akt politik, shteti duhet të marrë edhe veprime tjera me ndalë këtë monstrum
  • 21:36Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!
  • 21:36Bajqinovci: Justina Shiroka-Pula është konsensuale, nuk i përket askujt politikisht
  • 21:18Limaj: Pa protestë s’do kishte as ligj as president