Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar presidenten e zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, si figurë konsensuale dhe të përshtatshme për këtë pozitë.
Në emisionin “Politiko”, Bajqinovci tha se Shiroka-Pula nuk i përket politikisht asnjë subjekti dhe se për një kohë të gjatë është shkëputur nga politika.
“Nuk mendoj që i përket askujt. Është konsensuale, sepse znj. Pula është kryetare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë të gjatë ka dalë prej politikës, nuk ka asnjë post politik dhe zyrtar në PDK. Është në ASHAK dhe mendoj që është zonjë e qëlluar”, tha Bajqinovci.
