Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rasti i dy vëllezërve në Fier, vetura e gjetur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 15:54
Rasti i dy vëllezërve në Fier, vetura e gjetur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Një “Volvo” i denoncuar i vjedhur në Suedi në vitin 2023 i çoi hetimet për atentatin e dyfishtë në Fier drejt Suedisë dhe Kosovës. Policia e Shqipërisë u kërkoi autoriteteve të të dyja vendeve të dhëna për automjetin që dyshohet se përdorën autorët e vrasjes së Selami Hasanit, i njohur si Sel Çami, dhe nipit të tij, Jakup Hasani.

Sipas raportimit të mediave nga Shqipëria, hetuesit dyshojnë se makina hyri në Shqipëri nga Kosova, përmes pikës kufitare të Morinës. Për këtë arsye, policia u kërkoi homologëve kosovarë të dhëna për kalimin e mjetit dhe po verifikon nëse në transportimin e tij u përfshinë edhe shtetas kosovarë. Autoriteteve suedeze u kërkoi informacion për rrethanat e vjedhjes, historikun e automjetit dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me të, shkruajnë mediat në Tiranë.

Policia e gjeti makinën të djegur në fshatin Dërmenas të Fierit. Brenda saj zbuloi katër armë zjarri, tri prej tyre me silenciator. Duke rindërtuar rrugën e automjetit deri në Shqipëri, hetuesit synojnë të identifikojnë autorët e atentatit dhe personat që mund t’i kenë ndihmuar.

Pista kryesore e hetimit mbetet hakmarrja. Selami Hasani kishte dalë nga burgu vetëm 20 ditë para se të vritej. Ai kishte përfunduar dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.

Raportohet se Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet e Kosovës dhe Suedisë në kuadër të hetimeve për atentatin e dyfishtë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Hetuesit po përqendrohen te gjurmimi i automjetit tip Volvo, të cilin autorët e përdorën për të kryer krimin dhe më pas e dogjën në fshatin Dërmenas.

fiershqipëridyshohet

Të ngjashme

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

Vrasjet në Fier, Volvo e djegur dyshohet se hyri nga Kosova në Shqipëri

14:54
Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri

Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri

21:47

Më shumë nga Lajme

  • 19:21Asamblisti i PDK-së që u përshi në incident tregon se si ndodhi ngjarja: Ppersona të tjerë u vërsulën pas meje...
  • 19:07Pacolli: Nis transformimi i ujërave në Kosovë
  • 19:05VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut
  • 19:04​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë
  • 18:52Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Qytetarët duhet t’i krahasojnë të arriturat me gjendjen e tyre të përditshme