Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Asamblisti i PDK-së që u përfshi në incident tregon se si ndodhi ngjarja: Persona të tjerë u vërsulën pas meje...

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 19:21
Asamblisti i PDK-së që u përshi në incident tregon se si ndodhi ngjarja: Ppersona të tjerë u vërsulën pas meje...

Asamblisti i PDK-së, Artan Berisha foli rreth incidentit që ndodhi sot në Kuvendin Komuanl .

"Në shenjë proteste ndaj kësaj gjuhe dhe sjelljeje, vendosa ta lëshoj sallën e Kuvendit. Por, në momentin kur iu drejtova daljes, te dera e sallës, sigurimi i Fatonit ma bllokoi rrugën, duke tentuar të më pengonte të largohesha. Më pas, persona të tjerë u vërsulën pas meje.

Një skenë të tillë nuk ia dëshiroj askujt. Është e papranueshme që në një institucion demokratik, ku duhet të mbizotërojë debati, argumenti dhe respekti i ndërsjellë, të përballemi me fyerje, ofendime, etiketime dhe sjellje të tilla.", deklaroi Berisha.

Shkrimi i tij:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot, në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, mora fjalën lidhur me pikat e rendit të ditës.

Pas fjalës sime, shefi i grupit reagoi ndaj drejtorit të DKRS-së, i cili paraprakisht iu drejtua përfaqësuesve tanë me fjalë fyese dhe etiketime të papranueshme.

Reagova ndaj këtyre deklaratave, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të përdorë etiketime të tilla pa fakte dhe pa asnjë argument.

Në shenjë proteste ndaj kësaj gjuhe dhe sjelljeje, vendosa ta lëshoj sallën e Kuvendit. Por, në momentin kur iu drejtova daljes, te dera e sallës, sigurimi i Fatonit ma bllokoi rrugën, duke tentuar të më pengonte të largohesha. Më pas, persona të tjerë u vërsulën pas meje.

Një skenë të tillë nuk ia dëshiroj askujt. Është e papranueshme që në një institucion demokratik, ku duhet të mbizotërojë debati, argumenti dhe respekti i ndërsjellë, të përballemi me fyerje, ofendime, etiketime dhe sjellje të tilla.

Kuvendi është institucion i qytetarëve, jo arenë e fyerjeve dhe kërcënimeve.

Mospajtimet politike janë të natyrshme në demokraci, por ato duhet të zhvillohen me dinjitet, argumente dhe respekt. Fyerjeve, ofendimeve, linçimeve dhe tentativave për intimidim duhet t’u vijë fundi.

Unë do të vazhdoj të flas dhe të mbroj qëndrimet e mia me përgjegjësi, guxim dhe dinjitet, sepse për këtë më kanë besuar qytetarët.
Ne fund i jam drejtuar organeve pergjegjese policise dhe i falenderoj për korrektesi dhe profesionalizem.

Me respekt dhe sinqeritet,
Artan Berisha

tjerëvërsulënmeje

Të ngjashme

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë

Vrasja e Arlinda Zekajt merr kthesë të re, Berisha: Do të dalin edhe persona të tjerë

14:22

Më shumë nga Lajme

  • 19:28“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit
  • 19:26Hapet për qarkullim segmenti prej 1.5 kilometërsh i rrugës “Jim Xhema” – Rruga A
  • 19:07Pacolli: Nis transformimi i ujërave në Kosovë
  • 19:05VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut
  • 19:04​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë