Alarmi dëgjohet nga larg, e nga afër shihen veç zyrtarët më elitar të policisë.
Por, assesi i akuzuari, Jeton Sylaj.
Ai u soll në Gjykatën Themelore në Pejë të enjten, për t`u përballur me akuzën e kanosjes ndaj ish-gruas Arlinda Zekaj, para se ajo të vritej nga kunati, Alberti.
Deklarimin për akuzën e cila erdhi në gjykatë pas vrasjes së Arlindës, nuk e bëri këtë 12 nëntor, pasi avokati i familjes Zekaj, Besnik Berisha, kërkoi që ajo të shtyhet.
Kjo me arsyetimin se e ka të pamundur të marrë pjesë në seancën e së enjtes. Andaj u caktua një tjetër për datën 24 nëntor.
Por, kur u pyet për këto të ngjara brenda sallës së gjyqit me dyer të mbyllura, u shfaq e shqetesuar avokatja e të akuzuarit, Merita Binakaj.




