Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar me sloganet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i lidhur ato me zhvillimet dhe kritikat ndaj qeverisjes së kësaj partie gjatë gjashtë viteve në pushtet.
Në një reagim të publikuar në Facebook, Xhemaili ka renditur disa nga sloganet e njohura të VV-së, duke pretenduar se ato janë jetësuar, por jo në shërbim të qytetarëve, por të interesave partiake.
Duke iu referuar sloganit “Me zemër”, Xhemaili ka përmendur punësimet në KEK, për të cilat pretendon se janë bërë në baza partiake.
Ndërsa sloganin “Erdhi dita” e ka lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe vështirësitë e qytetarëve për të përballuar faturat.
