Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Nuk e di a është ministre apo meteorologe”, Ramadani kërkon përgjegjësi për krizën energjetike

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 22:23
“Nuk e di a është ministre apo meteorologe”, Ramadani kërkon përgjegjësi për krizën energjetike

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke thënë se përgjegjësia kryesore për situatën aktuale është mungesa e kapaciteteve të reja prodhuese dhe e investimeve në këtë sektor.

Në Debat Plus, Ramadani ka thënë se është e domosdoshme që Qeveria të përballet me përgjegjësinë për zhvillimet e viteve të fundit, jo vetëm në aspektin politik dhe institucional, por edhe për mungesën e prodhimit të ri të energjisë elektrike.

Ai ka përmendur edhe shpenzimet për blerjen e energjisë, duke thënë se gjatë pesë vjetëve e gjysmë të fundit shuma e tyre ka kaluar një miliard euro.

“Është emergjente për ta përballë Qeverinë me këto që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, jo vetëm në aspektin politik e institucional, jo vetëm me analizu se qindra miliona po blihen sivjet e si ka kaluar miliardëshin që pesë vjet e gjysmë. Por edhe mbi përgjegjësinë kryesore. E përgjegjësia kryesore është se nuk ka prodhim shtesë. Që gjashtë vjet nuk ka pasur investim”, ka deklaruar Ramadani.

Duke komentuar paralajmërimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për një dimër të vështirë sa i përket furnizimit dhe çmimeve të energjisë elektrike, Ramadani ka vënë në pikëpyetje qasjen e saj.

Ministrja Rizvanolli ka deklaruar dje se Kosova dhe pjesa tjetër e Evropës do të përballen me vështirësi në furnizim dhe çmime të larta të energjisë, duke përmendur edhe ndikimin e konfliktit në Iran dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

“Nuk e di nëse ministrja është ministre a është meteorologe, që po na tregon sa i vështirë do të jetë dimri, sivjet, vjet e viteve të kaluara, secilin vit. Por thelbi i situatës që ne duhet me përballë është…”, ka thënë Ramadani.

Ai ka theksuar se, përkundër paralajmërimeve për vështirësitë e dimrit, problemi kryesor mbetet mungesa e investimeve për rritjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme.

“Po e them me shqetësim se është situatë shqetësuese. As nuk kemi më shumë prodhim në KEK, as nuk ka prodhim e investim në burime të ripërtëritshme”, ka deklaruar Ramadani.

ramadanienergjisëministre

Të ngjashme

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

22:51
Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

20:54
Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Rritja e energjisë mund t’i shtrenjtojë produktet deri në 10 për qind

Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Rritja e energjisë mund t’i shtrenjtojë produktet deri në 10 për qind

19:06

Më shumë nga Lajme

  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%
  • 22:59Çfarë di Amerika që paralajmëroi protesta në Prishtinë në ditët në vijim?
  • 22:55Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim
  • 22:55Kurti takohet me ministren irlandeze, kërkon mbështetje për statusin kandidat të Kosovës në BE