Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rasti i 5-vjeçarit, deklarohet Ministria e Familjes: Është autorizuar Njësia Inspektuese, çështja i takon komunës

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 13:02
Rasti i 5-vjeçarit, deklarohet Ministria e Familjes: Është autorizuar Njësia Inspektuese, çështja i takon komunës

Blerim Shabani nga Ministria për Familje, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, i cili dyshohet se është keqtrajtuar nga prindërit e tij.

Para mediave, Shabani tha se ministrja ka autorizuar njësinë inspektuese dhe ka kërkuar raport të hollësishëm sa i përket trajtimit të rastit të vogëlushit dhe gjashtë fëmijëve të tjerë të kësaj familje.

“Ne kemi ndërmarrë disa hapa, siç është mbikëqyrja profesionale, kemi kërkuar një raport kronologjik të hollësishëm lidhur me trajtimin, menaxhimin e fëmijëve nga Qendra për Punë Sociale, dhe normalisht në përputhje me këto kompetenca dhe përgjegjësi, kemi autorizuar dhe Njësinë Inspektuese e cila është në kuadër të Ministrisë që ne bëjmë pjesë”, tha ai.

“Por ajo që është e rëndësishme që ta sqarojmë, çështja e trajtimit dhe menaxhimit të rastit është çështje e kompetencës ekskluzive e komunës”.

Pos tjerash, Shabani tha se Ministria ka dhënë pëlqimin që fëmijët të dërgohen në strehimore.

Kujtojmë se prindërit e dyshuar janë arrestuar dhe është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Ministria e Familjes

Më shumë nga Lajme

  • 18:06Hoti takohet me ministrin kroat, dakordohen për bashkëpunim për çështjen e personave të zhdukur
  • 17:55Fruthi përhapet në Kosovë, 381 raste të konfirmuara – mbi 95 për qind e të prekurve të pavaksinuar
  • 17:54Reagimet për vendosjen e bustit të Adem Jasharit në oborrin e Kishës, Latifi: Mos u bëni më turq se turqit
  • 17:35Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e UNMIK-ut, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë
  • 17:34Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Zvicër – hyri në drejtim të kundërt në autostradë dhe u kap me drogë