Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e Apelit, s’ka paraburgim për tre të dyshuarit

GD
Gazeta Demos31 mars 2026 në 15:54
Rasti i 1 milionëshit në Merdarë, Supremja anulon vendimin e Apelit, s’ka paraburgim për tre të dyshuarit

Gjykata Supreme e Kosovës, ka anuluar vendimin e Apelit për paraburgim ndaj tre të dyshuarve për shpëlarje parash: Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska, të cilët u ishin gjetur 1 milion euro Merdar.

Supremja, duke aprovuar ankesat e mbrojtësve, ka anuluar vendimin e Apelit, dhe ka kthyet çështjen në rivendosje.

”Gjykata Supreme vlerësoi se ankesat janë të bazuara dhe konstatoi se aktvendimi i Gjykatës së Apelit përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, shkalla e dytë nuk ka bërë ndërlidhjen e qartë ndërmjet provave dhe veprimeve të të pandehurve”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Anulohet vendimi për paraburgim në rastin e “1 milionëshit”, çështja kthehet në rivendosje

Prishtinë, 31 mars 2026 – Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen penale ndaj të pandehurve E.A., A.K. dhe A.L., për veprën penale shpërlarja e parave nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe nenin 56 paragrafi 1 pika 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve.

Duke vendosur mbi ankesat kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PN.1.S.nr.68/2026 të datës 18 mars 2026, në seancën e kolegjit të mbajtur më 30 mars 2026, Gjykata Supreme ka vendosur të aprovojë ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, të anulojë aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ta kthejë në rivendosje, në të njëjtën gjykatë.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin e datës 9 mars 2026, kishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit e Kosovës, më 18 mars 2026, kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë dhe kishte ndryshuar këtë vendim duke u caktuar të pandehurve masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kundër këtij vendimi, mbrojtësit e të pandehurve paraqitën ankesa, duke kundërshtuar ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e paraburgimit.

Gjykata Supreme vlerësoi se ankesat janë të bazuara dhe konstatoi se aktvendimi i Gjykatës së Apelit përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, shkalla e dytë nuk ka bërë ndërlidhjen e qartë ndërmjet provave dhe veprimeve të të pandehurve.

Gjykata Supreme thekson se ekzistimi i dyshimit të bazuar është kusht themelor për caktimin e paraburgimit, në përputhje edhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Merdarë

Më shumë nga Lajme

  • 21:54Pse nuk e bëtë me LDK-në? Bajrami: Na nuk e kemi ditë që LDK ka me përjetu atë tërmetin për shkarkim
  • 21:52Deda: Nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike, askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës
  • 21:47Balaj: PDK dhe Aleanca duan proces të ri elektoral, s’kontribuojnë në formimin e institucioneve
  • 21:45Kajtazi: Nëse partia e parë nuk e propozon kryeparlamentarin, mund ta bëjnë të tjerët
  • 21:43Lladrovci: Sabit Veseli ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë