Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria, e përfaqësuar nga Naim Abazi, ka kërkuar mbylljen e seancës për publikun, me arsyetimin se do të dëgjohet dëshmitari anonim A2, dhe publikimi i dëshmisë së tij mund të ndikojë tek ai.