Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportohet se policia ka intervistuar gazetarin Baton Haxhiu

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 17:04
Raportohet se policia ka intervistuar gazetarin Baton Haxhiu

Gazetari Baton Haxhiu është intervistuar sot nga dy hetues në staicionin policor “Qendra” në Prishtinë lidhur me një deklaratë të bërë në Pressing në T7 para rreth një jave.

Haxhiu shkroi në një op-ed se prokurori Arianit Salihu kishte autorizuar intervistimin e tij, “duke e kthyer një analizë politike në objekt procedurial”.

Sot, Haxhiu tha se ishte në hetuesi, ku u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

“Dhe ajo që pashë nuk ishte vetëm një procedurë, por një keqkuptim që ka marrë formë institucionale”, shkruan ai.

Haxhiu ka thënë se qytetarët duhet “ta heqin qafe” kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në atë mënyrë që të vendosin ose t’ia japin 80 mandate në Kuvend, ose ta largojnë nga qeverisja.

“Ne kemi humbur shumëçka në këtë vend dhe merremi me procedura. Dhe kjo është për të ardhur keq. Dhe ajo që duhet të them, qytetarët duhet të përgatiten për dy gjëra: ose le t’ia japin njeriut 80 vota, o le të tregojnë se ky nuk është i gatshëm të qeverisë, se kjo nuk ka kuptim më”, ka thënë ai.

“Qytetarët e Kosovës po luajnë me veten. Hiqeni qafe në çfarëdo mënyre. Ose jepjani 80 vota, ose largojeni që të qeverisin të tjerët, se jemi lodhë”, ka thënë Haxhiu.

video

Në ftesën që e ka parë Gazeta Express, Policia i kërkon Haxhiut të paraqitet për intervistim në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në stacionin kryesor policor në Prishtinë për “t’u marrë në pyetje lidhur me trajtimin e informacionit”, me një numër disashifror.

Haxhiu shkroi se dy hetuesit që e intervistuan “ishin korrektë” dhe “profesionalë.

“Dhe në një moment, në një bisedë që kaloi përtej formalitetit, më thanë se kjo lëndë ishte inicuar nga prokurori. Dhe se për ta vetë kjo ishte obligim profesional. Aty ndjeva keqardhje. Sepse kjo nuk ishte më çështje e një ftese. Ishte çështje e mënyrës se si është lexuar fjala ime. Dhe kur fjala lexohet gabim nga një qytetar, është keqkuptim. Kur lexohet gabim nga një analist, është debat. Por kur lexohet gabim nga një prokuror dhe kthehet në procedurë, atëherë kemi problem, sepse një prokuror nuk ka luksin e keqleximit”, shkroi ai.

Baton Haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 19:24Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Dubravë
  • 19:08Një orë bisedime, takimi Kurti-Abdixhiku ende po vazhdon
  • 19:07Natë në mes të ditës: Eklipsi Total Diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh – duket edhe nga vendi ynë
  • 18:48Çitaku tregon se ka qenë në prokurori për “Lule Gjelin”
  • 18:17Gabim skandaloz: Kuvendi i Kosovës publikon ftesë me stemën e Kosovës pa një yll