Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve - deri më 6 tetor ose Presidenti ose zgjedhje

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 14:36
Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve - deri më 6 tetor ose Presidenti ose zgjedhje

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një dështim të qasjes së pushtetarëve lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Në reagimin e tij, Ramadani thekson se afatet kushtetuese duhet të respektohen dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar pasojat e tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.

“U dështoi loja pushtetarëve! Le ta mësojnë këta pushtetarët: Kushtetuta nuk është copë letre këshilluese dhe afatet kushtetuese nuk janë dekor”, ka shkruar ai.

Sipas deputetit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas skadimit të afatit 30-ditor dhe ka përcaktuar pasojat kushtetuese të këtij tejkalimi.

“Deri më 6 tetor ose zgjidhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Deputeti i Aleancës e ka cilësuar situatën si “një dështim total të lojës së pushtetarëve”, duke pretenduar se veprimet e ndërmarra nga 8 gushti deri më 13 shtator janë rrëzuar nga përfundimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Krejt çka kanë bërë nga 8 gushti e deri më 13 shtator, Gjykata ua hodhi poshtë!”, ka përfunduar ai.

kushtetuesepushtetarëveramadani

Të ngjashme

Pse zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk u shpall antikushtetuese?

Pse zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk u shpall antikushtetuese?

15:53
Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK

Urdhëron Gjykata Kushtetuese: Deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga PDK

15:06
Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

Gjykata Kushtetuese: Afati për zgjedhjen e presidentit mbaron më 6 tetor

15:03
Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese

Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese

23:17

Më shumë nga Lajme

  • 15:55Selmanaj për vendimin e Kushtetueses: Absurditet, hyn në funksion vetëm të ruajtjes së interesave ditore dhe balancave të partive politike
  • 15:51“Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin
  • 15:43Hoxha kërkon avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut: Ka mbetur pezull për shumë gjatë
  • 15:34Matoshi kritikon Kushtetuesen: Albin, grahi me tanën!
  • 15:25Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj