Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kritikuar ashpër opozitën për mosvotimin e kandidates Feride Rushiti, duke e cilësuar këtë qëndrim si strategji bllokuese që po dëmton funksionimin institucional të vendit.
Në një reagim publik, Ramadani theksoi se asnjë nga partitë opozitare nuk ka ngritur akuza konkrete ndaj Rushitit. “Askush nga opozita nuk po thotë se znj. Feride Rushiti është e kontrolluar nga Vetëvendosja. Pse pra nuk e votoni?”, u shpreh ai.
Ai shtoi se nuk ka pretendime as për qëndrime antiamerikane apo kundër vlerave të luftës nga ana e saj. “Askush nuk mund të thotë se znj. Rushiti është antiamerikane apo kundër vlerave të luftës, atëherë pse kjo refuzim për ta votuar?”, pyeti Ramadani.
