Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: “Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 14:21
Rama - VV'së: Kapuni për dore, merreni Kallxo.com dhe Koha.net të vinë në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit t'i shohin lëndët

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës ka reaguar pas disa mesazheve të pretenduara si autentike ku akuzohet për korrupsion nga Vetëvendosje.

Rama e ftoi Vetëvendosjen që “dorë për dore me Kallxo.com dhe Koha.net” të shkojnë në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit dhe t’i shikojnë lëndët.

Postimi i plotë:

“Lule Gjelat” e paskan nis ditën me atë që e bëjnë më së miri me SHPIF!

Meqë shtetin e sollët në pikën zero dhe krejt luftën politike e degradut në falsifikime, fabrikime e gjuhë rrugaçësh, për hir të opinionit publik po i sqaroj dy gjëra.

E para, kam mendu që secili njeri me inteligjencë mesatare e kupton që ato mesazhe të 'snapchat' janë të fabrikume. Por, meqë paska nevojë me u thanë edhe publikisht, po ju them: janë të pavërteta, të fabrikuara dhe, për më tepër, të gërditshme!

Sinqerisht, ndjej keqardhje për Vetëvendosjen që ka mbet me bo politikë me Snapchat, me linçime në Facebook e me lajme të krijume prej inteligjencës artificiale. Kaq sa ju përket juve dhe politikës!

E dyta, lëndët e legalizimit për të cilat paskeni shpif janë krejt aty!

Ju bëj ftesë publike, krejt grupit të asamblistëve të VV-së, merreni me vete edhe KALLXO.com e KOHA.net, me të cilët po ju bashkon tendenca për me e diskreditu shtetin, kapuni për dore dhe shkoni në Drejtorinë e Kadastrit dhe në Drejtorinë e Urbanizmit.

Shfletojini krejt lëndët. Faqe për faqe!

Pastaj dilni para të njëjtit opinion publik dhe kallxoni drejt.

E kur faktet t’jua rrëzojnë fabrikimin, ju pres me dalë po kaq zëshëm edhe me kërku falje. Si guruja juaj nga Shqipëria që dje shpërndau lajme false për Time Kadrijajn dhe pastaj kërkoi falje!

drejtorinëlëndëtrama

Të ngjashme

Prishtina votoi Ndërmarrjen Komunale “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri fillon sot

Prishtina votoi Ndërmarrjen Komunale “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri fillon sot

14:21
Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur

Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur

10:56
"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA

"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA

08:38
Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

22:57

Më shumë nga Lajme

  • 14:55Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
  • 14:42Hamza takon krerët e OVL-UÇK-së: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
  • 14:40Egzoni prek me fjalët për Laurentin: Mbetën në gjysmë momentet që do t'i jetonim bashkë
  • 14:21Bedri Hamza thërret qytetarët në protestën e 1 tetorit: “Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë”
  • 13:48PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së