Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 13:48
PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Thirrja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Istogut, e paraparë për të premten për miratimin e një deklarate në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shkaktuar përplasje mes PDK-së dhe LDK-së në këtë komunë.

Kryetari i degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj, të enjten publikoi thirrjen për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, me pikë të rendit të ditës miratimin e një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.

Por, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati nga LDK-ja, tha se për këtë seancë nuk kishte pasur diskutime paraprake me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.

Ferati deklaroi se seanca e rregullt e Kuvendit Komunal ishte planifikuar për të hënën dhe se në rendin e ditës ishte paraparë edhe miratimi i deklaratës kundër aktgjykimit të Hagës.

“Si kryetar i komunës, asnjë diskutim s’kam pasë me asnjë akter politik partiak lokal në raport me seancën e thirrur për të shqyrtuar dhe aprovuar deklaratën kundër aktgjykimit të Hagës, as nuk na janë kërkuar nënshkrimet e grupit të kuvendarëve të LDK-së për seancë!”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Ndërkohë, Nimanaj ka reaguar të premten, duke njoftuar se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Istogut nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.

Ai e ka cilësuar këtë si përpjekje për “bojkot të historisë”.

istogseancënmbështetje

Të ngjashme

Përgatitjet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

Përgatitjet për Finlandën, Hoxha dhe Shpendi pritet të jenë gati nesër

20:01

Më shumë nga Lajme

  • 12:17Kritikat për inflacionin, Murati: Është problem, shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit
  • 11:33Tre shoferë kapen në shkelje të rënda në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro
  • 11:33Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
  • 11:32Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
  • 11:31Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga