Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Erion Veliaj, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, është duke u mbajtur në burg pa gjyq.
Sipas Top Channel, Rama, derisa ishte në një takim me qytetarët e njësisë 5 në Tiranë, ka folur për buxhetin e bashkisë dhe Veliajn, duke u shprehur se ai është i pafajshëm deri kur gjykata e nxjerr fajtor.
“Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet t’i bënte kryetari i bashkisë, i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për t’u futur në qeli si i paraburgosur, gjë që ndodh normalisht vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm. Unë e thashë, kjo është disproporcionale. Kush duhet hetuar, duhet hetuar, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor, është i pafajshëm.”
