Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama: Sulmet ndaj Jupollit shpërfaqin aparaturën propagandistike të organizuar dhe financuar nga strukturat e VV-së

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 13:12
Rama: Sulmet ndaj Jupollit shpërfaqin aparaturën propagandistike të organizuar dhe financuar nga strukturat e VV-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka drejtuar akuza ndaj strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ato qëndrojnë pas një aparati të organizuar dhe të financuar propagandistik që shënjestron gazetarët.

Reagimi i tij vjen pas sulmeve ndaj gazetarit Fidan Jupolli, për të cilat Rama ka thënë se janë pjesë e një dukurie më të gjerë të sulmeve ndaj përfaqësuesve të mediave.

Përmes një reagimi në Facebook, kryetari i kryeqytetit ka deklaruar se Jupolli nuk është gazetari i vetëm që është përballur me sulme të tilla.

“Fidani nuk është gazetari i vetëm. Një nga një janë sulmuar të gjithë ata që thonë të vërtetën në këtë vend”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar edhe përhapjen e mesazheve që, sipas tij, kanë nxitur kërcënime dhe thirrje publike për likuidimin e gazetarëve, duke i konsideruar të papranueshme veprime të tilla.

Rama ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të drejtësisë për të identifikuar personat që qëndrojnë pas këtyre sulmeve, si dhe për të zbardhur mënyrën e organizimit dhe financimit të tyre.

“Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të hetojnë kush janë këta njerëz. Kush i financon? Kush i organizon? Kush i nxit?”, ka shkruar ai.

Përmes këtij reagimi, Rama ka kërkuar që hetimet të mos kufizohen vetëm te personat që kryejnë sulmet, por të përfshijnë edhe ata që, sipas pretendimeve të tij, i organizojnë, i financojnë dhe i nxisin ato.

ramandajsulmet

Të ngjashme

Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak

Latifi: Sulmet ndaj Presidentes ende pa u akomoduar në zyrë tregojnë për iracionalitetin në këtë vend, priteni njeriun pak

22:33
Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

Shqipëria krah Arabisë Saudite, Rama: Bashkësia ndërkombëtare të flasë me një zë

12:39
Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës

11:34
Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

Pas etiketimeve ndaj tij, bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i del në mbështetje Jupollit

23:47

Më shumë nga Lajme

  • 14:00Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë
  • 13:57QYTETI I LUDWIGSBURGUT FOLI SHQIP: “JO NË EMRIN TIM!”
  • 13:33"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit
  • 12:47Privoi nga jeta tre persona, kapet shqiptari në New York
  • 12:10Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, FSK përfundon kursin për mbrojtje të afërt