Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e arrestuar në Komunën e Prishtinës

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 15:21
Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e arrestuar në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre të martën.

Sipas tij, pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore.

“Njoftoj opinioni publik se, sot, kam marrë vendim për pezullimin nga puna të tre zyrtarëve komunalë, pas arrestimit të tyre! Pezullimi nga puna do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurave hetimore dhe gjyqësore, ndërkohë që ne ritheksojmë përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama theksoi se Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet administrative në përputhje me ligjin.

Ai ritheksoi përkushtimin për ligjshmëri, transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.

“Institucioni i Kryeqytetit do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme administrative në përputhje me ligjin. Ne mbetemi të përkushtuar që shërbimet publike të ushtrohen me integritet dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve. Askush mbi ligjin”, shkroi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 17:12“Njerëzit në Kosovë janë të mrekullueshëm”, tifozi austriak nga Prishtina
  • 17:09Tahiri: Nesër Kuvendi duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet
  • 16:55Dy të rinjë shqiptar vdesin në Greqi pas një aksidenti fatal
  • 16:32Mërgim Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt neglizhimit është tradhti
  • 16:22​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së