Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetarin Shkëmb Manaj, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë-padi ndaj Ministrisë së Financave lidhur me buxhetin e kryeqytetit.
Pas dorëzimit të kërkesës, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, Rama së bashku me nënkryetarin e Kryeqytetit, Shkëmb Manaj, mbajtën një konferencë për media.
“Siç jeni në dijeni, tash e nëntë muaj kjo ministri e ka bllokuar buxhetin për Komunën e Prishtinës. Në argumentin tonë, kjo përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës, sepse cenohet buxheti por edhe jeta e qytetarëve. Kjo është bllokadë puro politike.”, tha Manaj.
