Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Radoniqi bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit: Shprehin lirshëm vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit

GD
Gazeta Demos26 dhjetor 2025 në 14:39
Radoniqi bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit: Shprehin lirshëm vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 106-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, e cila u mbajt vetëm një ditë para ditës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi dhe anëtarë të KQZ-së, përcollën mesazhin e institucionit për qytetarët dhe stafin që do të angazhohet në ditën e zgjedhjeve.

Në emër të KQZ-së, kryesuesi Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

“Në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike: të votojnë dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit. Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë, andaj ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e këtij procesi”, tha Radoniqi.

Më tej, Radoniqi u bëri apel të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit që të përkujdesen për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve që do të jenë të angazhuar gjatë ditës së zgjedhjeve, që të veprojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe paanshmëri, duke respektuar në përpikëri të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të garantohet dhe të mbrohet plotësish”, tha Radoniqi.

Radoniqi kujtoi se me qëllim të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilat do të jenë të pranishme dhe të angazhuara me ekipet e tyre në të gjitha komunat e vendit, për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, të drejtë dhe të sigurt, si dhe kujtoi se KQZ është në kontakt me KEDS-in për qëllimin e furnizimit me energji të qendrave të votimit.

Në fund, Radoniqi u bëri thirrje shtetasve të Kosovës që janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, duke votuar në përfaqësinë ku janë regjistruar, ndërkaq nga anëtarët e këshillave të vendvotimeve u kërkua që të respektojnë udhëzimet dhe rregullat zgjedhore të KQZ-së.

KQZKreshnik Radoniqi

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë