Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Qytetari e gjen kuletën me mbi 1400 euro dhe e dorëzon në polici

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 11:40
Qytetari e gjen kuletën me mbi 1400 euro dhe e dorëzon në polici

Një qytetar nga Prizreni ka dorëzuar në Polici një kuletë të humbur, në të cilën ndodheshin 1 mijë e 410 euro dhe dokumente personale të pronarit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kuleta ishte gjetur në një market nga qytetari Selami Grki, i cili më 28 shtator, rreth orës 19:20, e kishte dorëzuar atë në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.

Policia bëri të ditur se, përmes dokumenteve të gjetura në kuletë, arriti ta identifikojë dhe kontaktojë pronarin.

“Pronari u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe paratë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pronari, sipas Policisë, shprehu falënderim për aktin e ndershëm të qytetarit që e kishte gjetur kuletën, si dhe për angazhimin e zyrtarëve policorë.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë.

“Ky rast është shembull i përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit të shëndoshë ndërmjet qytetarëve dhe policisë”, thuhet në njoftim, duke u theksuar se ndershmëria dhe solidariteti kontribuojnë në forcimin e besimit dhe sigurisë në komunitet.

kuletënpolicisëqytetari

Të ngjashme

Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

18:37

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane