Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është pritur jashtëzakonisht mirë sonte në fshatin Banullë, atje ku mori përkrahje të madhe.
Ahmeti e cilësoi si motiv këtë super energji që e mori sonte në këtë fshat, teksa i falënderoi banorët atje për përkrahje e pathyer.
“Ky mobilizim, kjo energji e pathyeshme, na motivon të vazhdojmë me punë të palodhur, me vizion të qartë dhe vendosmëri të fortë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin, sepse këtë e ofron programi ynë”, tha Ahmeri.
